Ballina Sport Ronaldo, çështje shteti: Arabia Saudite insiston që ai të qëndrojë

Ronaldo, çështje shteti: Arabia Saudite insiston që ai të qëndrojë

46
0

Çështja e Cristiano Ronaldos tashmë duket të mos jetë vetëm e klubit Al Nassr, por edhe e shtetit të Arabisë Saudite.

Arabia Saudite nuk do që ta humbasë Ronaldon dhe po negocion me portugezin për ta mbajtur atë në Ligën Arabe, qoftë edhe te një ekip tjetër.

Sipas gazetës spanjolle Marca,  Fondi publik i Investimeve të Arabisë Saudite janë duke zhvilluar negociata të vështira për ta bindur Ronaldon që të qëndrojë dhe të luajë në ligën saudite sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, media saudite “Arriyadiyah” ka paraqitur dy opsione, Al Hilal ose al Ahli, si skuadra potenciale për Ronlandon.

Drejtori sportiv i Al Nass, Fernando Hierro, ka thënë se “shtytja e fortë nga i gjithë vendi që Ronaldo të qëndrojë do të jetë gjithashtu shumë e rëndësishme për të”.

Al Hilal është opsioni i parë për Ronaldon, me mundësinë e pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube, klub ky i cili do të jetë gjithashtu kundërshtari i parë i Real Madridit më 18 qershor në Kupën e Botës.