Riciklimi është një nga temat që ambientalistët e kanë më përzemër, por Sydney Sweeney po e çon në një tjetër nivel. Aktorja po bashkëpunon sërish me një markë sapunësh, Dr. Squatch, për një linjë të re sapunësh që përmbajnë ujin e vaskës së saj.
Jo, nuk e lexuat gabim! Sipas postimeve të saj në Instagram, sapunët “Sydney’s Bathwater Bliss” do të jenë në shitje prej muajit të ardhshëm. Sapunët përmbajnë rërë eksfoliuese, ekstrakt nga rrëshira e pishës dhe pak nga uji i vaskës së aktores.
“Ju më pyesnit vazhdimisht për ujin e vaskës sime pas reklamës së Dr. Squatch”, kështu që e ruajtëm”, shkroi ajo në Instagram duke prezantuar produktin. “Një sapun shumë i vërtetë, me numër të kufizuar, i bërë me ujin e vaskës sime.”
Në një tjetër postim, ku bëhet pyetja logjike: “Pse?”, përgjigjja është: “Sepse ju s’ndalonit së pyeturi. Dhe Sydney tha ‘le ta bëjmë!”
Sapunët do të prodhohen me një numër të kufizuar, vetëm 5000 prej tyre dhe dalin në shitje më 6 qershor. Çmimi i një sapuni është 8 dollarë. Produkti ka shkaktuar një ndarje të qartë në rrjetet sociale.
“Ku po shkon bota…”, shkroi një komentues. “Do të doja kaq shumë që kjo të ishte e rreme”, thotë një tjetër. “Kjo është e shpifur”, vijon komenti i radhës.
Një pjesë tjetër e kategorizojnë si një ide të shkëlqyer marketingu pasi reklama është e krijuar për t’u bërë virale dhe blerësit janë gati.
Gjithashtu, komentuesit shprehen se këto nuk i shkojnë për shtat një aktoreje me potencial. Sydney është shprehur shpesh se ka ndier objektivizimin seksual nga burrat, por nga ana tjetër, produkti është i dizenjuar për ta.