Në një platformë të mbushur me prurje të reja çdo javë, rrallë ndodh që një serial të ngjitet me kaq shpejtësi në krye të listave të shikueshmërisë në mbarë botën. Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që ka arritur të bëjë “Sirens”, një serial që është kthyer në një sensacion të vërtetë në “Netflix”, duke fituar fansa në kohë rekord.
“Sirens” kishte një version origjinal disa vite më parë, por ishte rikthimi dhe rivendosja me një frymë më moderne dhe të errët që e ka kthyer në hitin e ditës. Me një kombinim të bukur të mitologjisë, misterit dhe dramës emocionale, seriali krijon një botë tjetër që bën këdo për vete.
Në zemër të historisë janë sirenat mitologjike, krijesa të lashta që në këtë version modern paraqiten jo vetëm si simbole joshjeje, por si qenie komplekse, të përplasura mes instinktit dhe njerëzores. Seriali eksploron temat e identitetit, përkatësisë, hakmarrjes dhe dashurisë, duke i ndërlidhur me zhvillime të ngjeshura dhe pamje vizuale të jashtëzakonshme.
Një element tjetër kyç i suksesit të serialit është performanca e aktorëve kryesorë, që i japin personazheve një thellësi dhe ndjeshmëri të rrallë.
Vetëm pak ditë pas publikimit, “Sirens” arriti të futet në Top 10 në më shumë se 40 vende dhe është në vendin e parë në Shqipëri, por edhe në tregje të mëdha si Brazili, Italia dhe Franca. Në rrjetet sociale, fansat po krijojnë teori dhe diskutime të gjalla për çdo detaj të vogël të serialit, duke e kthyer atë në një fenomen kulturor.
Duke parë suksesin e menjëhershëm, është e vështirë të imagjinohet që “Netflix” të mos e rinovojë për një sezon të dytë.
“Sirens” është një koment i thellë mbi natyrën njerëzore, ndërthurur me mit dhe mister, dhe e sjell të gjithë këtë në një paketim vizual që të lë pa frymë.