Ballina Kronika Shkrumbohet makina në autostradën Tiranë-Durrës, ja shkaku

Shkrumbohet makina në autostradën Tiranë-Durrës, ja shkaku

85
0

Një automjet i tipit Mercedes C Clas është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në automjet.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.