Ballina Rajoni Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për të plagosur

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për të plagosur

44
0

Disa persona janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi mëngjesin e sotëm në repartin e kapsollave të fabrikës ushtarake “Krushik” në Valevë të Serbisë.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Spitali i Valevës, janë lënduar shtatë persona, të cilët kanë marrë lëndime të lehta.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 07:30, dhe për momentin nuk ka informacion se si ka ndodhur ngjarja, shkruan danas.rs.

Ky është edhe një incident tjetër në vargun e aksidenteve në këtë fabrikë. Incidenti i mëparshëm ndodhi më 3 gusht 2024, kur, sipas njoftimit të drejtuesve, tre persona u lënduan lehtë gjatë punës me kapsolla në repartin e minave.