Ballina Aktualitet Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

44
0

Prej afro 1 viti në QSUT ka nisur nga funksionimi spitali ditor i cili iu mundëson terapi pa qenë nevoja e shtrimit, pacientëve me sëmundje kronike përfshirë edhe kimioterapinë dhe dializën.

“Pacientët të cilët kanë nevojë për trajtime periodike një ditore, vijnë e bëjnë terapinë në mëngjes dhe në drekë mund të shkojnë të qetë në shtëpi. Kjo ka sjellë një komoditet për pacientin”, tha Arjana Strakosha,  zv/drejtore e QSUNT.

Mes shumë diagnozave, alergjitë duket se janë ato që predominojnë në këtë periudhë, duke bërë që pacientët të paraqiten në spitalin ditor për shërbim.

“Vera përkon me aktivizimin e alergjive respiratore. Deri nga mesi i qershorit sezoni i alergjisë mbetet aktiv dhe flukset janë më të rritura dhe janë të zakonshme pasi i kemi çdo vit në këtë periudhë”, shton Eris Mësonjësi alergologe, QSUNT.

Me një kapacitet prej 26 shtretërish, 14 në shërbim të spitalit ditor dhe 12 për kimioterapinë, spitali ditor iu ofron shërbim të specializuar të gjithë pacientëve me sëmundje kronike që kanë nevojë për terapi, por jo për shtrim në spital.