Ballina Politika Tjetër kandidat i Berishës kërkon rinumërimin e votave, Aulon Kalaja depoziton kërkesë...

Tjetër kandidat i Berishës kërkon rinumërimin e votave, Aulon Kalaja depoziton kërkesë në KQZ për qarkun e Durrësit

44
0

Edhe kandidati i PD në listën e hapur të Durrësit, Aulon Kalaja ka kërkuar rinumërim të votave preferenciale në këtë qark. Në një letër drejtuar KQZ-së, ai thotë se në të gjithë procesin e numërimit dhe pasqyrimit të rezultatit zgjedhor në këtë qark, ka pasur problematika dhe shkelje që i kanë evidentuar nga pamjet filmike.

Ai rendit edhe problematikat që ka evidentuar nëpër kuti specifike, ku reflektohen parregullsi në raportimin e saktë të rezultatit.

“Në datën 26.05.2025, kemi marrë dijeni për Vendimin nr. 1327, datë 24.05.2025 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për Rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Durrës, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”. Duke mos qenë dakord me këtë vendim, për shkak se vlerësojmë se gjatë procesit të numerimit të rezultatit zgjedhor prej të cilit ka dalë ky vendim kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cenuar rëndë procesin zgjedhor, si dhe tërësia e shkeljeve të ligjit, të ndodhura në këtë zonë zgjedhore ka cenuar procesin zgjedhor në një masë të tillë, që ka ndikuar në ndarjen e mandateve, sic do të provohet gjatë hetimit administrativ, po parashtrojmë këtë ankim me faktet, dispozitat ligjore dhe arsyetimin ligjor”, theksohet në kërkesë.