Ballina Politika Youtuberi i famshëm nxjerr ‘zbuluar’ Ramën, e gjen në Mynih për finalen...

Youtuberi i famshëm nxjerr ‘zbuluar’ Ramën, e gjen në Mynih për finalen e Ligës së Kampionëve ku biletat shkojnë mbi 32 mijë euro

45
0

Youtuberi i famshëm IShowSpeed ka nxjerrë zbuluar kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ky i fundit u tha shqiptarëve se ka shkuar në Gjermani për të marrë pjesë në një ndarje çmimi për presidenten e KE, Ursula von der Leyen.

Këtë herë, takimi mes tij dhe Ramës ka qenë rastësor, teksa Speed ndodhet në Mynih të Gjermanisë aty ku do të mbahet finalja e Champions League mes Interit dhe PSG-së.

Rama shfaqet i ulur në zonat VIP të stadiumit me djalin e tij Zaho dhe me kreun e FSHF-së, Armand Duka. Ata po ndjekin atë që njihet si UCL Festival- festimet para finales.

Me Youtuberin amerikan ai zhvillon edhe një bisedë të shkurtër.

Kujtojmë se biletat për këtë ndeshje të rëndësishme të futbollit shkojnë mbi 32 mijë euro. Ky të paktën ishte çmimi para disa ditësh, ndërsa afrimi i finales vetëm sa i rrit ato.

Ndërkohë, Edi Rama njihet për stilin e tij të shfrenuar të jetesës.

Para disa kohësh ai shpenzoi shuma të çmendura për të shkuar familjarisht për të ndjekur një ndeshje basketbolli luksi në SHBA.