Ballina Ekonomia Bizneset po “largohen” nga kreditimi? Rreth 77% e huasë së re u...

Bizneset po “largohen” nga kreditimi? Rreth 77% e huasë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë

38
0

Në muajin Prill të këtij viti huatë e reja të dhëna në total vlerësohen në 32.9 miliardë lekë, me një rënie prej 3.8%, krahasuar me të njetën periudhë të një viti më parë. Kjo vlerë më e ulët është e nxitur kryesisht nga rënia e kredisë për bizneset dhe korporatat jofinanciare private.

Në muajin Prill të vitit 2025 kredia e re e dhënë për binzeset regjistrohet në 20.5 miliardë lekë, nga 24.8 miliardë lekë në Prill të vitit 2024. Rënia vlerësohet në pak më shumë se 4 miliardë lekë ose 17.6%.

Nëse analizojmë huanë e dhënë të cilësuar sipas aktivitetit të tyre ekonomik rezulton se vazhdojnë të dominojnë në marrjen e kredive “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, që përfitoi 8.7 miliardë lekë, ose 17.2% më pak krahasuar me Prillin e vitit të kaluar, por njdeshëm më shumë krahasuar me Marsin e të njetit vit. Pesha e kredisë që shkon për tregtinë ndaj totalit të kredive të reja të dhëna për muajin Prill vlerësohet në 43%.

Në vendin e dytë dhe të tretë renditen “Ndërtimi” dhe “Industria përpunuese” me përkatësisht 4.36 miliardë lekë dhe 2. 53 miliardë lekë kredi të re. Theksojmë se “Ndëtimi” dhe “Industria përpunuese” janë ndër sektorët që shfaqën rritje krahasuar me vitin e mëparshëm, prej 25% dhe 45% respektivisht.

Pesha që zënë këto sektorë ndaj totalit vlerësohet në 21.7% për ndërtimin dhe 12.5% për industrinë përpunuese. Pra rreth 77% e kredisë totale u alokua drejt këtyre 3 sektorëve.

Nga ana tjetër, sektorët që kanë marrë më pak kredi gjatë këtij muaji janë “Arsimi” dhe “Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike” me 37 milionë lekë dhe 60 milionë lekë respektivisht. Këto sektorë kanë marrë relativisht më pak kredi krahasuar me sektorët e tjerë duke treguar një orientim më të ulët të tyre drejt investimeve me huamarrje.

Nëse analizojmë shifrat në terma vjetorë vëmë re se sektori që ka përjetuar rënien më të madhe është pikërisht arsimi pasuar nga aktivitete të tjera shërbimi./SCAN