Ballina Sport Formula 1/ McLaren dominon në Barcelonë, Oscar Piastri në ‘pole’! Ferrari zhgënjen...

Formula 1/ McLaren dominon në Barcelonë, Oscar Piastri në ‘pole’! Ferrari zhgënjen sërish

29
0

Oscar Piastri me McLaren ka fituar “pole-position” për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1, kjo në cirkuitin e Barcelonës. Dominim i McLaren në provat zyrtare, teksa Ferrari zhgënjen sërish duke mos qenë konkurrues.

Pole position i katërt i sezonit për Oscar Piastri në 1 minutë, 11 sekonda e 546 të mijëtat, me një avantazh prej 209 të mijëtave ndaj shokut të skuadrës, Lando Norris. Pas dy McLaren janë Max Verstappen dhe George Russell me të njëjtën diferencë (302 të mijëtat nga Piastri).

Rreshti i tretë për Leëis Hamilton (+0.499) dhe Andrea Kimi Antonelli me Mercedesin e dytë (+0.565), më pas një Charles Leclerc i zhgënjyer. Rreshti i pestë për Isack Hadjar (Racing Bulls) dhe Fernando Alonso me Aston Martin. Gjysma e dytë e pistës hapet me pilotin e Ëilliams, Alex Albon (i eliminuar për herë të parë në kthesën Q2), të cilit i bashkohet në rreshtin e gjashtë Gabriel Bortoleto (Sauber). Pas tyre janë Liam Laëson me Racing Bulls dhe Lance Stroll me Aston Martin.