Fundjava me rritjen e temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore ka nisur të jape shenjat e para të flukseve.
Në pikën kufitare të Morinit shumë qytetarë kanë kaluar duke zgjedhur të kalojnë bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.
Lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë ka shmangur krijimi i radhëve të gjata në kufi duke sjellë që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe të arrijnë në destinacion në kohë për të shijuar ditën e shtunë pranë detit.
Në kufirin Morinë-Vërmicë mësohet se janë hapur 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, duke mundësuar një proces të shpejtë kalimi.
Në 24 orët e fundit, nga pika kufitare e Morinit kanë kaluar gjithsej 27,787 udhëtarë, në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar.
Së bashku me ta janë regjistruar rreth 8,500 automjete dhe 87 autobusë.