Ballina Kronika DURRES/ Humb 79-vjecari, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

DURRES/ Humb 79-vjecari, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

49
0

Një 79-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët në Durrës.

Familjarët e Mark Gjon Caka, banor i lagjes 16 Durrës kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij pasi që nga dita e djeshme, rreth orës 15:00, është larguar nga banesa dhe nuk gjendet.

Ish-ushtaraku 79 vjeç vuan nga skleroza dhe bashkëshortja përveç ndihmës së policisë kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Sakaq, familjarët bëjnë apel për cilin do person që ka informacion të telefonojë në numrin 0694896933 ose të njoftojë në polici.