Ish-presidenti i Interit, Ernesto Pelegrini ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 84-vjeçare.
Ai ishte arkitekti i të ashtuquajturit ‘Scudetto i rekordeve ‘ në sezonin 1988-89, i fituar me 58 pikë nga 68 të mundshme (në atë kohë çdo fitore vlente 2 pikë). Menaxhimi i tij u karakterizua nga blerjet e gjermanëve Rumenige, Lotar Mateus, Klinsman dhe Brehme.
Trofeu i fundit i fituar nga ekipi zikaltër nën drejtimin e tij ishte Kupa UEFA e fituar në vitin 1994, duke mposhtur Salcburgun në finale. Në shkurt të vitit 1995, ai la postin e presidentit dhe ia shiti aksionet e tij të kompanisë Masimo Moratit.
“Presidenti Ernesto Pelegrini na ka lënë. Për njëmbëdhjetë vjet ai e udhëhoqi Interin me mençuri, nder dhe vendosmëri, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit tonë. FC Internazionale Milano dhe të gjithë njerëzit Nerazzurri mblidhen rreth familjes së tij”, shkruhet në profilin zyrtar të klubit të Interit.