Ballina Rajoni Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i...

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu, arrestohet autori 23-vjeçar, detaje

37
0

Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën të enjten në mbrëmje në Podgoricë, Mali i Zi. Ngjarja tragjike erdhi pas një konflikti verbal mes tij dhe një shtetasi shqiptar, i identifikuar me inicialet E.B., 23 vjeç.

Kabashi u qëllua rëndë dhe u transportua me urgjencë në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Vdekjen e të riut e ka bërë të ditur edhe babai i tij, Aliu, përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook.