Ballina Politika Letra e Bardhit drejtuar Begajt për Ilirjan Rusmailin, Berisha: Këshilltari i presidentit...

Letra e Bardhit drejtuar Begajt për Ilirjan Rusmailin, Berisha: Këshilltari i presidentit në KAS është në shkelje të ligjit

48
0

Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të PD, i kërkoi dje presidentit Bajram Begaj që të mos lejojë ndërhyrjen e këshilltarit të tij Ilirjan Rusmalit në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Lidhur me këtë Berisha tha se këshilltari i presidentit nuk duhet që të jetë anëtarë i KAS. Sipas tij, kjo është në kundërshtim të ligjit.

‘Që presidenti është i detyruar të zbatojë ligjin kjo dihet dhe që këshilltarit si lejohet asnjë detyrë tjetër kjo është e sanksionuar në ligj. Dhe presidenti e shkel me të dyja këmbët ligjin që këshilltarin e mban edhe në KAS. Bardhi ka thënë një të vërtetë dhe presidenti nuk ka zbatuar ligjin. Këta s’kanë ligj dhe as Maliq’, tha ai.