Ballina Sport Mbrojtësi i United i del në mbrojtje Amorim-it: Nga sezoni i ardhshëm...

Mbrojtësi i United i del në mbrojtje Amorim-it: Nga sezoni i ardhshëm do shikoni efektin e tij

30
0

Matthijs de Lig, mbrojtësi i Manchester United ka besim të palëkundur te trajneri Amorim, pavarësisht sezonit të dështuar.

“Amorimi? Unë kam pasur shumë trajnerë në karrierën time dhe ai është një nga ata që flet shumë thjeshtë me lojtarët.

Ai është shumë i vëmendshëm ndaj detajeve. Para se të nënshkruajnë lojtarë të rinj, ai së pari shikon kulturën, çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë mund të përmirësohet.

Nga sezoni i ardhshëm do të shohim më shumë në këtë kuptim. Ndoshta më parë keni pasur lojtarët më të mirë, por nuk keni qenë një ekip”.