Dy sy të zemëruar nën një kurorë të zbehtë. Një gojë e shtrënguar me kërcënim: si një mallkim i fuqishëm, fytyra e pangopur e Mbretit të Akullnajës qëndron pezull mbi Luginën e Lötsch-it në Zvicër…
Ishte një luginë që dikur përfaqësonte vetëm idilin.
Dhe pastaj kjo foto – e bërë një ditë pas katastrofës! Pikërisht aty ku shtatë milionë metra kub u vunë në lëvizje, tani qëndron si paralajmërim imazhi i Mbretit të Akullnajës – i formuar nga akulli dhe toka, i vizatuar nga fuqia e pakontrollueshme e natyrës.
Të mërkurën rreth orës 15:30, një ortek i madh akulli dhe dherash u shemb mbi luginë dhe pothuajse e mbuloi plotësisht fshatin Blatten.
Banorët ishin evakuuar paraprakisht. Në total, deri të premten në mëngjes, 365 persona duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Luginën e Lötsch-it. Shumë prej tyre e kanë humbur shtëpinë nën masat e akullit, dherave dhe ujit.
A po hakmerret kështu natyra e egër? Duket se po!
Profesori Michael Krautblatter, gjeolog dhe drejtues i katedrës për lëvizjet e shpateve në Universitetin Teknologjik të Mynihut, thekson: katastrofa si ajo në Kleines Nesthorn në Luginën e Lötsch-it në Zvicrën e Epërme po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Arsyeja? Ngrohja globale! Sipas ekspertit, shkëmbi i ngrirë në mënyrë të përhershme atje (i njohur si “permafrost”) është ngrohur mesatarisht me 0.4 gradë gjatë dekadës së fundit.
Ndoshta natyra nuk na tregon në atë imazh misterioz fytyrën e babëzitur të Mbretit të Akullnajës. Ndoshta ajo thjesht na lejon të shohim veten tonë në një pasqyrë…/bild