Ballina Kulturë “Pleqëri me Kusure” në teatrin e Bylisit, një premierë e ngrohtë dhe...

“Pleqëri me Kusure” në teatrin e Bylisit, një premierë e ngrohtë dhe plot humor për jetën në moshën e tretë

34
0

Publiku duartrokiti fort mbrëmjen e djeshme premierën “Pleqeri me Kusure” , një shfaqje me autor Odise Plakun dhe regji të Eljona Thomaraj, ku e përditshmja e moshës së tretë vjen përmes përkujdesjes dhe humorit.

Për aktoret Klajdi Marku, Astrit Hasani dhe Miola Sitaj, për 1 ore e 30 minuta mesazhet që u përcollën ishin pjesë e marrëdhënieve njerëzore në thjeshtësinë dhe vitalitetin e jetës.

Për minuta të tëra ndodhitë brenda shtëpisë së Margaritës dhe Viktorit si dhe komshiut të tyre, Viktorit, ngacmuan spektatorin me shqetësimet, gëzimet, xhelozitë e moshës së vonë, të fshehtat, dyshimet , intrigat dhe më në fund një enigme që do të zgjidhet.

Per autorin fierak Odise Plaku dhe regjisoren Eljona Thomaraj gjithçka ishte një dinamike mes profesionistësh.
Premiera e shfaqjes “Pleqeri me kusure” apeloi shqip dhe ngrohte për respektim dhe përkujdesje për moshën e tretë që me gjithë vështirësitë e të përditshmes kanë dëshirën për të pasur një jetë të lumtur dhe të qetë.