Sali Berisha: Në 2019 një ndryshim i Kodit Zgjedhor i mbështetur nga Komisioni i Venecias dhe ODHIR ka hequr të drejtën e kandidatëve të paraqesin kërkesa të kësaj natyre.
Venecia, ODIHR dhe kodi ynë ia njohin këtë të drejtë subjekteve politike që investohen edhe për kandidatin.
Kandidatët tanë kanë ndjekur një rrugë të këshilluar nuk mund të them pasi përfaqësuesit tanë una kanë bërë të qartë dhe interpretimin e thirrje sime që duhet t’i bëjnë nëpërmjet partisë. Por brenda platformës së miratuar nga PD. Pra nëse partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, më pas partia merr e paraqet kërkesat e kandidatëve një nga një.
Disa kandidatë që kanë kërkuar ankesën e tyre i kanë depozituar pranë KQZ.
Kandidatët e Tiranës u informuan sërish dje që rruga që kanë ndjekur është joligjore. Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin nuk mund të votonin për një gjë që është hequr me ligj. Të 4 kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesën pranë përfaqësuesve tanë në KQA që më pas e paraqesin në KQZ. Ishte keqkuptim nga ana e tyre.