Robin Thicke, 48 vjeç, është martuar me partneren e tij prej kohësh, modelen April Love Geary, 30 vjeç, pas një fejesë shtatëvjeçare.
Ceremonia luksoze u mbajt në Cabo San Lucas, Meksikë.
Nusja shkëlqeu me një fustan të bardhë me dantella, ndërsa Robin mbante dorën e djalit të tyre dyvjeçar, Luca Patrick, që kishte rolin e mbajtësit të unazës, shkruan DailyMail.
Dy vajzat e çiftit, Mia Love dhe Lola Alain, nuk u panë në pamjet e shpërndara nga dasma.
Në nder të babait të ndjerë të Robin-it, aktorit Alan Thicke, çifti la bosh një vend në rreshtin e parë, me një mbishkrim përkujtimor.
April ndau momente emocionuese nga dasma në rrjetet sociale, përfshirë edhe ndjesitë e saj para ceremonisë.
“Jam shumë nervoze, më duket sikur do të vjell”, rrëfeu ajo një ditë para nisjes për në Meksikë.
Ndër të ftuarit e mundshëm ishin emra të njohur si Leonardo DiCaprio, Usher dhe Ken Jeong, edhe pse nuk u konfirmua në pamjet e publikuara. Dasma nisi me një darkë mirëseardhjeje dhe festimet zgjatën gjithë fundjavën.
Robin i kishte propozuar April-it dy herë, për herë të parë në 2018 dhe përsëri pak ditë para dasmës, në Francë.