Ballina Sport “Roland-Garros” nuk ndikohet nga finalja e Munihut

“Roland-Garros” nuk ndikohet nga finalja e Munihut

21
0

“Roland-Garros” nuk ndikohet nga finalja e Munihut!

Organizatorët e French Open nuk janë ndikuar nga finalja e madhe e Champions League dhe kanë bërë me dije se sot në mbrëmje në ekranët e mëdhenj që ndodhen brenda kompleksit të Roland Garros nuk do të transmetohet takimi mes PSG-së dhe Interit.

Gjithsesi për dashamirësit e tenisit do të jetë thuajse e pamundur që të mos marrin vesh se çfarë bëhet në Bavari pasi kompleksi i Roland Garros ndodhet vetëm 500 metra larg Parc des Princes ku pritet që të grumbullohen tifozët e PSG-së për të ndjekur.ndeshjen…

Nga ana tjetër të gjithë e presin me padurim finalen mes Interit dhe PSG-së.