Shijak/Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”.
Mbanin në banesën e tyre në Maminas, 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, arrestohet 30-vjeçari dhe shpallet në kërkim babai i tij.
Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.
Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje dhe janë rrezik potencial për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin “Double”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Sefaj, 30 vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Shefqet Sefaj, 54 vjeç.
Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.
Punohet për kapjen e 54-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.