Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi provincën Hokkaido në Japoni paraditen e kësaj shtune.
Epiqendra e tërmetit ishte në bregun lindor të Hokkaidos, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë, duke shtuar se nuk ishte lëshuar paralajmërim për cunami.
Sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), e cila njoftoi tërmetin, thellësia fokale ishte 10 kilometra.
Aktualisht nuk ka raportime për viktima në zonën e prekur.
Sipas mediave lokale, ngjarja sizmike ka ngritur shqetësime në Japoni, ku ekspertët kanë paralajmëruar për mundësinë e një tërmeti të madh përgjatë Kanalit Nankai, i cili mund të ketë efekte shkatërruese.