Ballina Kulturë 89 vite më parë u lind Bekim Fehmiu, ylli i kinematografisë shqiptare

89 vite më parë u lind Bekim Fehmiu, ylli i kinematografisë shqiptare

25
0

Ylli i kinematografisë shqiptare, Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë.

Ai studioi në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956 deri me 1960.

Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e puplave”, në vitin 1966.

Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

Filmat e njohur në të cilët luajti Bekim Fehmiu ishin “The Odyssey”, “The Deserter”, “Ready for Anything” apo “Special Education”.

U martua me Branka Petriç dhe kishte dy djem.

Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të.

Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti.

“Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”, shprehet ai.

Ai vdiq më 15 qershor 2010, në moshën 74-vjeçare.