Ka dhjetëra filma që trajtojnë shkatërrimin e botës, por shumë veta pyesin veten se çfarë mund të ndodhte nëse planeti Tokë do të kërcënohej – në një moment – nga… Zhdukja.
Shkencëtarët besojnë se më në fund mund ta kenë gjetur përgjigjen – duke sugjeruar kështu potencialin për të shmangur një katastrofë të tmerrshme. Në një studim të ri, studiues nga Instituti i Shkencave Planetare dhe Universiteti i Bordeaux parashikojnë se Toka mund të dalë jashtë orbitës nga një yll që kalon pranë nesh. Meqenëse do të jetë larg Diellit, temperatura në Tokë do të bjerë ndjeshëm me rezultatin tragjik të… ngrirjes së gjithçkaje. Megjithatë, shanset që kjo të ndodhë janë shumë të ulëta.
Sipas shkencëtarëve, gjatë pesë miliardë viteve të ardhshme, mundësia që Toka të rrëzohet nga orbita nga një yll që kalon është rreth një në 500. “Ne gjetëm një shans prej 0.3% që Marsi të humbasë për shkak të përplasjes dhe ka një shans prej 0.2% që Toka të përfshihet në një përplasje ose dalje planetare”, shkroi ekipi shkencor në studimin e tyre.
Në studimin e tyre të ri, të botuar në arXiv, Nathan Kaib dhe Sean Reynold nisën të shqyrtonin mundësinë që Toka mund të jetë e kërcënuar. Simulimet e tyre zbuluan se tetë planetët e sistemit tonë diellor – si dhe planeti xhuxh, Plutoni – janë “dukshëm më pak të qëndrueshëm nga sa mendohej më parë”.
Plutoni përballet me rrezikun më të madh të humbjes për shkak të përplasjes ose nxjerrjes jashtë orbite, me simulimet që zbulojnë një shans prej 5%. Marsi ka një shans pak më të mirë me një shans prej 0.3%, ndërsa Toka ka një shans prej 0.2% për të dalë nga sistemi diellor.