Ballina Kronika Arrestohet në Gramsh 32-vjeçari i shpallur në kërkim, qarkullonte me makinë të...

Arrestohet në Gramsh 32-vjeçari i shpallur në kërkim, qarkullonte me makinë të vjedhur pas dy grabitjeve

42
0

Një 32-vjeçar nga Kuçova ka rënë në prangat e policisë së Gramshit, ndërsa ishte shpallur në kërkim për dy raste vjedhjeje. Ai u kap duke qarkulluar me një automjet tip “Volkswagen”, i dyshuar si i vjedhur në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, S. K., 32 vjeç, u ndalua si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave të policisë së Tiranës, Beratit dhe Gramshit.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se:

  • Më 23 maj 2025, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, ai ka vjedhur automjetin “Volkswagen” në pronësi të shtetases A. D.
  • Më 28 maj 2025, në Dimal, i ka vjedhur një telefon një gruaje.

I riu u lokalizua dhe u arrestua në Gramsh, ndërkohë që veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat përkatëse të Policisë së Tiranës dhe Beratit, për zbardhjen e plotë të rasteve dhe përballjen e të dyshuarit me drejtësinë.