Ballina Kronika Devoll/ Makina përplaset me motorin, vdes drejtuesi i moshuar! Policia shoqëron 25-vjeçarin

Devoll/ Makina përplaset me motorin, vdes drejtuesi i moshuar! Policia shoqëron 25-vjeçarin

46
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme (1 qershor) në Devoll.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit Bilishtit, kur sipas policisë vendore, motomjeti me drejtues B. S., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues B. K., 25 vjeç.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S. Kurse drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore, pas hetimeve paraprake të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dinamikës.