Policia e Koresë së Jugut ka nisur një hetim për vdekjen e një foshnje që u lind gjatë një fluturimi të një aeroplani me pasagjerë nga Filipinet drejt Aeroportit Ndërkombëtar Incheon, raporton sot agjencia Yonhap News.
Autoritetet morën një raport në orën 6:44 të mëngjesit të së dielës, se një foshnjë e lindur gjatë një fluturimi Jeju Air nga Clark, Filipine, nuk po merrte frymë.
Aeroplani mbërriti në Incheon, një qytet në veriperëndim të Koresë së Jugut, në orën 6:21 të mëngjesit të së dielës. Foshnja u dërgua në spital për arrest kardiak, por më vonë u shpall e vdekur, raporton Kp.
Policia po heton detajet e sakta rreth lindjes dhe vdekjes së foshnjës. Nëna thuhet se është një shtetase filipinase 30-vjeçare, transmeton Anadollu.