Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përgëzuar Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për një ndër operacionet më të suksesshme kundër objektivave ushtarake ruse. Ai e cilësoi këtë aksion si një “fitore të jashtëzakonshme”, duke theksuar se operacioni ishte i planifikuar dhe zbatuar ekskluzivisht nga forcat ukrainase.
Sipas tij, ky është sulmi me rreze më të gjatë që Ukraina ka realizuar ndonjëherë, dhe ka kërkuar më shumë se 18 muaj përgatitje dhe ekzekutim. Agjentët ukrainas, tha Zelensky, u tërhoqën në kohë nga territori rus, duke shmangur çdo humbje për shkak të rreziqeve të larta.
Presidenti falënderoi drejtuesin e SBU-së, Vasyl Maliuk, dhe dha urdhër që disa informacione nga ky operacion të bëhen publike, pa cënuar sigurinë kombëtare. “Ky aksion do të hyjë në histori,” deklaroi ai në fjalimin e tij drejtuar kombit. Zelensky gjithashtu ritheksoi të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje dhe përsëriti qëllimin për ta detyruar Rusinë të ndalë agresionin: “Rusia e nisi këtë luftë, Rusia duhet ta përfundojë.”