Ballina Sport Indiana eliminon New Yorkun, në finalen e madhe do të përballet me...

Indiana eliminon New Yorkun, në finalen e madhe do të përballet me Oklahoman

40
0

Basketbollistët e Indiana Pacers siguruan një vend në finalen e madhe të NBA-së pas fitores bindëse 125:108 ndaj New York Knicks, në ndeshjen e gjashtë të Finales së Konferencës Lindore.

Me këtë fitore, Pacers fituan serinë me rezultat të përgjithshëm 4:2 dhe u kualifikuan në finalen e madhe të NBA-së, ku do të synojnë të fitojnë për herë të parë në histori titullin e kampionit.

Pascal Siakam ishte lojtari më i mirë për Indianën me 31 pikë, pesë kërcime dhe tre asistime. Tyrese Haliburton kontribuoi me 21 pikë, 13 asistime dhe gjashtë kërcime, ndërsa Toppin shtoi 18 pikë dhe gjashtë kërcime.

Nembhard realizoi 14 pikë, tetë asistime dhe tre kërcime, ndërkohë që Bryant dhe Turner shënuan nga 11 pikë secili.

Nesmith përfundoi ndeshjen me 10 pikë dhe tre ribaunde, duke i dhënë thellësi skuadrës së Pacers.

Te Knicks, Anunoby ishte më produktivi me 24 pikë, pesë kërcime dhe tre asistime. Karl-Anthony Towns shtoi 22 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Jalen Brunson përfundoi me 19 pikë dhe shtatë asistime, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Në finalen e madhe të NBA-së, Indiana do të përballet me Oklahoma City Thunder, që eliminoi Minnesotan me rezultat 4:1.

Ndeshja e parë e finales do të luhet të enjten mbrëma, me Thunder që do të ketë avantazhin e fushës.