Qeveria nepaleze thotë se ka një “detyrë për të mbrojtur” Himalajet nga rreziqet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe numri në rritje i alpinistëve që përpiqen të ngjiten në majat e rajonit, veçanërisht në malin Everest.
Ministri i Nepalit tha se qeveria atje ka për detyrë të mbrojë bukuritë natyrore të majave të tyre.
“Qeveria është e përkushtuar fuqimisht për të mbështetur alpinizmin në çdo mënyrë të mundshme: duke ruajtur sigurinë e alpinistëve, duke mbrojtur bukurinë natyrore të majave tona dhe duke ndihmuar komunitetet lokale të lulëzojnë së bashku me frymën e aventurës”, tha Ministri i Turizmit i Nepalit, Badri Prasad Pandey.
Pandey foli nga Katmandu në një takim me rreth 100 alpinistë nga e gjithë bota që kanë arritur majën më të lartë në botë, në 8,849 metra.
Pjesëmarrësit në konferencë kanë shprehur shqetësim për numrin në rritje të njerëzve që mbushin malin Everest në përpjekje për t’u ngjitur në majë, duke grumbulluar mbeturina dhe duke dëmtuar mjedisin.