Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas publikimit të një fotoje ku kryeministri Edi Rama shihet në shoqërinë e kuzhinierit turk Nusret Gökçe, i njohur në rrjet si “Salt Bae”.
Paloka e ka cilësuar foton si provokim ndaj qytetarëve, sidomos ndaj pensionistëve dhe atyre që, sipas tij, janë mashtruar me para në këmbim të votës.
“HALLALL! KA LEZET! Do kënaqen ata pensionistët që nuk u del pensioni as për bukë, por rëndësi ka që ‘Mbreti’ të bëjë qejf”, shkruan në FB, Paloka.
Postimi i plotë në FB:
HALLALL! KA LEZET!
Do kënaqen ata pensionistët që nuk u del pensioni as për bukë, por rëndësi ka që “Mbreti” të bëjë qejf!
Edhe ata që e kanë prishur që para dy javësh 5 mijë lekëshin që morën për votë. Edhe ata që po u prishin shtëpitë, po u marrin ujin, po u rrëmbejnë pronat… por votën ia dhanë “Mbretit”!
Kurse Nusreti, ngaqë nuk përdor mish derri, duket se nuk ia ndjen erën edhe kur e ka afër, e me siguri që nuk e di as atë thënien:
“Kur derri futet në pallat mbretëror, nuk bëhet derri mbret, por pallati kthehet në stallë.”
Kishin edhe holandezët një thënie të bukur për këtë:
“Bretkosën, edhe po e vure mbi fron të artë, prapë drejt pellgut do kërcejë!”
Kështu dhe Rama për rilindasit e tij mund të jetë mbret dhe skllavopronar, por për njerëzit e lirë do të mbetet bajga që ka qenë përherë.