Ballina Sport Messi me paraqitje të jashtëzakonshme, dy gola dhe dy asistime në fitoren...

Messi me paraqitje të jashtëzakonshme, dy gola dhe dy asistime në fitoren e thellë të Inter Miamit

36
0

Lionel Messi ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në elitën e futbollit amerikan MLS.

Inter Miami ka marrë fitore të thellë 5-1 ndaj Columbus Crew dhe Messi zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit.

Ylli argjentinas e mbylli ndeshjen me dy gola të shënuar dhe dy asistime në këtë sfidë.

Golin e parë Messi e shënoi në minutën e 15-të për të ngritur epërsinë e Inter Miamit në 2-0, pasi golin hapës e kishte shënuar Allende pas asistimit të Messit.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi sërish në minutën e 24-të për 2-0 pas një asistimi brilant nga Sergio Busquets.

Në pjesën e dytë Luis Suarez u përkujdes për golin e katërt, derisa Fafa Picault shënoi për rezultatin përfundimtar 5-1 pas asistimit nga Messi.

Messi tani ka 10 gola dhe shtatë asistime në MLS.