Ballina Rajoni Ndihen lëkundje termeti në Bosnje, nuk raportohen viktima apo dëme materiale

Ndihen lëkundje termeti në Bosnje, nuk raportohen viktima apo dëme materiale

27
0

Sot në orën 18:44, zona e Bosnjës dhe Hercegovinës juglindore është goditur nga një tërmet me fuqi 3.9 ballë të shkallës Rihter.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit është regjistruar 11 kilometra në verilindje të Stolac, në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton KosovaPress.

Tërmeti është ndjerë edhe në Mostar, rreth 32 kilometra në veriperëndim të epiqendrës, si dhe në qytetet përreth.

Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.

Tërmetet e tilla nuk janë të pazakonta për këtë pjesë të rajonit, pasi ajo ndodhet në një zonë sizmike aktive.