Opal Suchata Chuangsri nga Tajlanda fitoi titullin e Miss World 2025, në ceremoninë e mbajtur të shtunën, më 31 maj, në Indi.
Chuangsri doli fituese midis 108 konkurrentëve në një konkurs që u zhvillua në qytetin e Hyderabadit, në pjesën jugore të vendit. Shoqëruesja e parë ishte Hasset Dereje Adamasu nga Etiopia.
Kurora iu dorëzua Miss Botës së re nga fituesja e vitit të kaluar, Kristina Pickova. Konkursi i 72-të i bukurisë “Miss World” u prezantua nga Stephanie del Valle, “Miss World 2016”, dhe prezantuesja indiane Sachin Kumar.
Vlen të përmendet se India priti eventin ndërkombëtar për të dytin vit radhazi. Përfaqësuesja e Indisë, Nandini Gupta, u tërhoq nga gara pasi arriti të hynte në 20 finalistët.
Deri më sot, gjashtë indiane kanë fituar titullin e Miss World: Reita Faria (1966), Aishwarya Rai (1994), Diana Hayden (1997), Yukta Mookhey (1999), Priyanka Chopra (2000) dhe Manushi Chillar (2017).
Opal Suchata Chuangsri, e lindur më 20 shtator 2003, është një modele tajlandeze dhe fituese e konkurseve të bukurisë. Në vitin 2022, në moshën 18 vjeç, ajo mori pjesë në Miss Universe Thailand 2022, ku zuri vendin e tretë. Ajo më vonë u gradua në zëvendësen e dytë, pasi e para dha dorëheqjen. Në vitin 2024, ajo përfaqësoi Bangkokun në Miss Universe Thailand, duke fituar titullin, si dhe çmimet Miss Charming Talent dhe Miss Beauty and Confidence.