Ballina Politika PL: Raporti i Bankës Botërore konfirmon se shumica e shqiptarëve jeton në...

PL: Raporti i Bankës Botërore konfirmon se shumica e shqiptarëve jeton në kushtet e varfërisë, qeveria përqendron fondet tek një pakicë e pasur

26
0

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja, tha se varfëria në Shqipëri është një realitet i përditshëm, jo vetëm një tregues statistik.

Sipas Merjës, Shqipëria renditet ndër vendet më të varfra në Ballkanin Perëndimor. Në vend të politikave mbështetëse për shtresat në nevojë, qeveria sipas saj përqendron investimet në projekte luksi dhe fasada, duke thelluar pabarazinë sociale.

Qeveria e ka braktisur shumicën e shqiptarëve. Raporti i fundit i Bankës Botërore nxjerr në dritë një të vërtetën e hidhur. Raporti i fundit i Bankës Botërore konfirmon atë që shqiptarët e ndiejnë çdo ditë në xhepat dhe jetën e tyre, shumica dërrmuese e popullsisë jeton në kushte të varfërisë, pa siguri ekonomike, pa akses të denjë në shërbime bazë dhe me të ardhme të pasigurt. Ky realitet i trishtë është pasojë direkte e dështimeve të përsëritura dhe mungesës së vizionit të qeverisë aktuale. Shqipëria mbetet në nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies prej 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten së paku me tre herë për të arritur këtë standard.

Në vend që të ndërtojë politika që mbështesin shtresat në nevojë, qeveria ka përqendruar burimet në projekte luksi dhe në favor të një pakice të pasur, duke thelluar pabarazinë dhe duke krijuar një ndarje të rrezikshme sociale. Miliona euro harxhohen për fasada, ndërkohë që mijëra familje shqiptare jetojnë pa energji, pa ngrohje, pa ushqim të mjaftueshëm dhe pa asnjë perspektivë’, tha ajo.