Ballina Kronika Po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë/ Arrestohet 31-vjeçari në Qafë Botë

Po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë/ Arrestohet 31-vjeçari në Qafë Botë

47
0

Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Qafë Botë, pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm në drejtim të Greqisë.

“Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, si dhe në zbatim të detyrave për kontrollin e territorit në vijën e gjelbër kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, në bashkëpunim me FRONTEX, zhvilluan kontrolle intensive në zonat me risk.

Gjatë këtyre kontrolleve, mbrëmjen e djeshme, në zonën e Kataetos, u konstatua një shtetas i huaj që po shoqëronte një grup prej 7 emigrantësh të paligjshëm, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm në territorin grek.

Në vijim të veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë”, i shtetasit F. K., 31 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar”, njoftoi policia.

Ndërkaq materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.