Ballina Europë Qytetarëve të Britanisë së Madhe do t’u merren gjurmët e gishtave sa...

Qytetarëve të Britanisë së Madhe do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

33
0

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë nëpër portin e Doverit kur hyjnë në zonën Shengen, pasi aplikimi për verifikimin e të dhënave biometrike nuk është ende gati.

Drejtori i Portit të Doverit, Doug Bannister, tha se në atë zonë është përgatitur infrastrukturë e rëndësishme për t’u mundësuar pasagjerëve që zbresin nga makinat dhe autobusët të kontrollojnë gjurmët e gishtërinjve, të mos presin gjatë, shkruan Guardian.

Sipas këtij sistemi, të gjithë pasagjerët do të duhet të dalin nga automjetet e tyre për t’u marrë shenjat e gishtave individualisht dhe për t’u fotografuar. Në çdo udhëtim pasues, gjurmët e gishtërinjve ose një fotografi e fytyrës do të kontrollohen së bashku me numrin e pasaportës, për të mundësuar regjistrimin automatik të kohëzgjatjes së qëndrimit të shtetasve britanikë në BE gjatë vitit.

Është planifikuar që më vonë me ndihmën e aplikacionit, i cili pritet të instalohet në tabletin e shërbimit kufitar, të dhënat biometrike të secilit individ të mund të kontrollohen në makina. Porti i Doverit krenohet me shpejtësinë me të cilën operon, ku sipas Bannister, duhen 45 minuta për të ngarkuar dhe shkarkuar një traget që transporton 120 kamionë, 1,000 pasagjerë dhe disa qindra makina.

Ai deklaroi se regjimi i verifikimit të të dhënave biometrike do t’i shtojë vetëm gjashtë minuta kësaj kohe kur bëhet fjalë për udhëtimin me makinë. Si pjesë e Doverit, do të krijohet një sistem virtual kufitar në 12 hektarë tokë ku do të kontrollohen dokumentet. Një ndërtesë ku do të inspektohen autobusët dhe një strukturë e veçantë për makinat do të jenë gati në muajt në vijim.