Ballina Rajoni Serwer: Më pak staf për Ballkanin, më pak vëmendje për dialogun

Serwer: Më pak staf për Ballkanin, më pak vëmendje për dialogun

32
0

Daniel Serwer, profesor universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe njohës i dalluar i zhvillimeve politike në rajon, ka shprehur skepticizmin e tij rreth pritjeve se riorganizimi i Departamentit amerikan të Shtetit do të sjellë ngritje të nivelit të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka theksuar për Albanian Post se ndryshimet që janë paralajmëruar mund të rezultojnë në ulje të fokusit ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe jo ripërtëritje të angazhimit amerikan ndaj rajonit.

“Mua më duket sikur do të ketë më pak staf për Ballkanin, jo diçka më tepër. Kjo sugjeron zvogëlim të vëmendjes ndaj dialogut, asgjë më shumë”.

Kjo ka qenë përgjigja e Serwerit kur është pyetur rreth planeve të Departamentit të Shtetit për të krijuar “Zyrën e Çështjeve të Ballkanit” që më parë mbulohej përmes strukturave të ndryshme brenda Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Për vëzhguesit e zhvillimeve në rajon, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka treguar pak interes për procesin e normalizimit Prishtinë-Beograd, duke i dhënë një trajtë të paqartë edhe kursit të saj ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.