Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar pretendimet e Partisë Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.
Në një intervistë në Report Tv, ai tha se nëse do të ishin vjedhur 400 mijë vota siç pretendon PD, në sheshet e Tiranës duhej të ishin ngritur qytetarët në protestë.
Ai shtoi se Partia Demokratike ka pasur komisionerë dhe numërues në të gjitha qendrat e votimit, ndryshe nga partitë e tjera që nuk i kishin.
‘Si ka mundësi numëruesit e PD nga këta 300 mijë të trenit bullgar nuk kapën asnjë votues në flagrancë. Si ka mundësi nuk ka asnjë krim zgjedhor të kapur në flagrancë në 11 maj. PD ka komisionerë dhe numërues, partitë e tjera nuk kishin. Kjo partia ankohet për trenin bullgar dhe për devijim të votës. Si ka mundësi që në shesh nuk dalin as 400 veta të protestojnë kur qënkan vjedhur 400 mijë vota. Si ka mundësi që populli nuk është duke protestuar? Si ka mundësi që nuk i mbushin dot sheshet. Si ka mundësi që këtë herë ka heshtje dhe ka vetëm konferenca nga PD. Ku janë njerëzit që iu grabit vota’, tha ai.