Sydney Sweeney, aktorja 27-vjeçare e njohur nga seriali “Euphoria”, ka folur për herë të parë për ndarjen nga i fejuari Jonathan Davino.
Në një intervistë për The Times, ajo u përgjigj shkurt “Jo” kur u pyet nëse planifikon martesë dhe “Po” kur pyetën nëse është beqare.
Sydney tha se po shijon kohën me miqtë dhe po mëson më shumë për veten, shkruan DailyMail.
Ajo dhe Davino, 41 vjeç, ishin bashkë nga viti 2018 dhe u fejuan në 2022. Davino ishte edhe producent në filmin romantik “Anyone But You”, ku Sydney luante me Glen Powell.
Ajo theksoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Glen, por jo lidhje romantike.
Aktualisht, Sydney po i kushtohet pasionit për restaurimin e makinave, kujdesit për qentë e saj dhe investimeve në pasuri të paluajtshme në vende të ndryshme si Los Angeles, Florida dhe New York.
Në karrierë, ajo po promovon serialin “Echo Valley” në Apple TV+, që do të nisë më 13 qershor, ku luan me Julianne Moore.
Sydney theksoi se po mëson të balancojë punën e ngarkuar dhe jetën personale, duke dëgjuar këshillat e familjes për t’u ngadalësuar dhe për të marrë pushime.