Të paktën një person u vra dhe 12 të tjerë u plagosën sot në një të shtënë masive në Karolinën e Veriut.
Të shtënat ndodhën në Hickory, një qytet në Qarkun Cataëba, në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, raporton Associated Press.
Një person është në gjendje kritike, ndërsa disa të plagosur ndodhen në spital.
Byroja e Hetimeve të Karolinës së Veriut dhe Departamenti i Policisë së Hickory po hetojnë vendin e ngjarjes. Askush nuk është arrestuar deri më tani lidhur me ngjarjen.