Një ngjarje tragjike është regjistruar një ditë më parë në një kantier ndërtimi në Tiranë, ku një punëtor i huaj, 47-vjeçari V. N., ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një pallati në ndërtim.
Si pasojë e ngjarjes, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi pranë firmës që po kryente punimet.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, administrator i firmës ndërtuese, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, çka dyshohet të ketë sjellë pasojat tragjike.
Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në vijim.