Pasi u paraqit për masën “detyrim paraqitje”, Sali Berisha sulmoi SPAK, duke e cilësuar si “seksion të kartelit më të fuqishëm të drogës në Evropë. Kreu i PD tha se i ka lënë një shënim edhe kreut të Prokurorisë, teksa tha se tani nga Altin Dumani do ta quajë Altin Troplini pasi është bashkëpunëtor.
“Kjo zyrë shteti që paguhet, rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e vecantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelë, do të shpallet seksion i kartelit Troplini. Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Evropë karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit. Ndaj edhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani do ta quajmë Altin Troplini.
Kjo për arsye të forta ligjore se ky bashkëpunëtor i kartelit më të fuqishëm të Evropës mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Troplinit, e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojave sepse në fakt quhet ky kartel droge. Jo vetëm e mbajti 22 ditë por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre çdo metër katror të protit të Durrësit dhe trafikut të kokainës. Ndaj edhe i lashë këtë shënim me mbajtjen për 22 ditë të fletë arrrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh të drogës, të Troplinit. Altin Dumani do të regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do të ndryshojë mbiemin e tij nga Dumani në Troplini.”, tha Berisha.