Ballina Kronika Në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 37-vjeçari në Tepelenë

Në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 37-vjeçari në Tepelenë

17
0

Një 37-vjeçar është arrestuar në Tepelenë në kuadër të operacionit të koduar ndërkombëtar “The Wanted”, ndaj të cilit ishin lëshuar dy urdhër-arreste nga gjykata e Pejës.

Albion Kalemi ishte në kërkim për kultivim bimësh narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

“Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, A. K., 37 vjeç, i lindur në Tepelenë.

Gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhër arreste për këtë shtetas. Konkretisht njërin për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetrin për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje”, njoftoi policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me organet ligjzbatuese në Kosovë për ekstradimin e tij.