Ballina Aktualitet Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti...

Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

25
0

Prifti Kristaq Viso, i cili ra aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë, ka ndërruar jetë në spital.

Lajmin e ka konfirmuar Metropolia e Shenjtë e Korçës, duke shprehur ngushëllimet për familjen e tij. Metropolia shprehet se Ati Kristaq Viso shërbeu me përkushtim gjatë gjithë jetës së tij dhe do të mbetet i paharruar në zemrat e besimtarëve.

Njoftimi i Metropolisë së Shenjtë të Korçës:

Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!

Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avrahamit në Mbretërinë e Qiejve!

Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, parajsë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!