Ballina Sport Ancelotti “vesh tutat”, zhvillon stërvitjen e parë në krye të Brazilit, 8...

Ancelotti “vesh tutat”, zhvillon stërvitjen e parë në krye të Brazilit, 8 lojtarë mungojnë në apel

33
0

Shumë negociata, shumë zhurmë, por mbi të gjitha shumë shpresë. Pasi hodhi të “zezën mbi të bardhë”, pas firmës, prezantimit zyrtar, Carlo Ancelotti veshi tutat për të nisur punën në krye të 5 herë kampionëve të botës, Brazilit. Kjo është një sfidë e madhe edhe për Ancelottin, pasi kjo aventurën për herë të parë në karrierën e tij, si trajner i një ekipi përfaqësues, vjen në hapat e tij të fundit si trajner, për këtë arsye, jo vetëm tifozët e Brazilit, por dhe Ancelotti kërkon një mbyllje me nder, kërkon të triumfojë në Botërorin FIFA 2026.

Tekniku italian zhvilloi seancën e parë stërvitore si trajner i Brazilit, ku të hënën punoi me 17 nga 25 lojtarët e ftuar. Mungonin 3 lojtarë të angazhuar në finalen e Champions League, Marquinhos e Berlado të PSG dhe Carlo Augusto i Inter. Nuk ishin të pranishëm as 5 lojtarë të angazhuar në kampionatin vendas.

Mungesa e madhe për debutimin e Ancelottit në krye të Brazilit është Raphinha, me sulmuesin e Barçës që është i skualifikuar për këtë ndeshje. Takimi kundër Ekuador do të zhvillohet të enjten, i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit FIFA 2026.