Ballina Politika Gazetari-kandidatëve të PD: Pse nuk e thoni troç, kush ua “hëngri” votat?

Gazetari-kandidatëve të PD: Pse nuk e thoni troç, kush ua “hëngri” votat?

75
0

Gazetari Ardit Hoxha debatoi në emisioni Now në Euronews Albania me kandidatët e PD për deputetë Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja të cilët kanë ankimuar parregullsitë në numërimin e votës së tyre.

Sipas Hoxhës, Hoxha dhe Kalaja duhet të flasin me emra konkretë për individë brenda partisë së tyre të cilët pretendojnë se mund t’u kenë marrë votat.

“Ta thonë hapur nëse kanë dyshime se partia e tyre u ka ngrënë votat dhe komisionerë të partisë së tyre e kanë bërë këtë ta thonë. Në aq procese zgjedhore sa kam monitoruar është e pamundur që një votë të preket nëse të 4 numëruesit nuk janë dakord me atë gjë”, tha Hoxha.

Kjo deklaratë hasi në kundërshtimin  e Kalasë i cili i kërkoi gazetarit të tregonte emrat nëse kishte informacion.

“Thuaje nëse ke informacion, nëse je gazetar dhe ke informacion thuaje. Je i detyruar nga ndershmëria ta thuash informacionin”, tha Kalaja.

“Ju keni frikë të përmendni  që partia… unë nuk kam qenë kandidat…Nëse e gjithë Tirana e di, edhe ti e di, pse nuk e thua emrin”? u përgjigj Hoxha.

Ndërsa gazetari Mentor Kikia deklaroi se ka parë vetë, vjedhjen e votave nga një kandidat demokrat.

“Kam parë personalisht prova të një kandidati të Partisë Demokratike, që dëshmonte se si mbi 10 vota që kishin qenë vota vetëm për partinë, pa vënë kryq te kandidati, i ishin dhënë të njëjtit kandidat. Ishte vënë një kryq te emri i të njëjtit kandidat, nga e njëjta dorë numëruesi.

Unë jam i sigurt që edhe rinumërimi nuk do ndryshoj gjë në lidhje me mandatet, por kjo nuk duhet të na ndalojë të kërkojmë që jo vetëm kandidatët të kërkojnë të drejtën e tyre”, tha Kikia.