Ballina Opinion Jo për të gjitha ka faj opozita në Kosovë

Jo për të gjitha ka faj opozita në Kosovë

10
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

 Kosova aktualisht ndodhet në krizë politike, në krizë parlamenare, në atë se politika kosovare ka dështuar rëndë në zgjedhjen e kryetarit të parlamenetit. Dhe dëgjohet që për këtë të fajësohet opozita. Nuk ka faj për këtë opozita sepse kështu ka votuar votuesi në Kosovë, i cili nuk ia ka dhënë të gjitha pushtetet dhe të gjithë mundësitë që të vendosë e sundojë për gjithcka Kurti e LVV. Kurti duhet ta pranojë dhe të mësohet me këtë fakt dhe me këtë realitet, ashtu siurse që këtë duhet ta pranojnë edhe fanatikët intelektualë, analistë dhe opinionistë të tij.

Shkalla e demokracisë së një shteti tregohet nga luiria që ka opozita e cila është alternativë ndryshe nga pozita.ado mirë që të punojë pushteti opozitanë demokraci ka strategjinë e saj për të kundërshtuar dhe gjetur, shfrytëzuar  e kritikuar dobësitë e pushtetit dhe synon për të marrë pushtetin edhe nëse pushteti dhe qeverisja punojnë mirë

Ashtu si në Shqipëri edhe në Kosovë mjerisht e fatkeqësisht demokracia funksionon brënda një rrethi vicioz, ku beteja zhvillohet për mandatin e deputetit , për interesin e përfitimin politik personal dhe jo për atë kombëtar e të përgjithshëm.

Puna e deputetit shqiptar është një parazitizëm financiar e përfitimesh të tjera personale, familjare, fisnore e klanore, deputetët janë persona të ngejshëm  dhe shohin vetëm interesin personal, marrin atë rrogë , shkojnë në parlament, zihen e ngatërrohen apo bejnë sikur përplasen e debatojnë dhe vetëm kaq.

Rasti më i fundit ai i moszgjedhjes së kryetarit të Kuvëndit të Kosovës edhe pas 24 seancash tregon më së miri papërgjigjshmërinë publike dhe kombëtare të deputetëve në Kosovë të cilët janë dhe ndjehen mirë e rrogat e majme që marrin e që bëjnë madje edhe punë të dëmshme për shtetin e Kosovës.

Të dyja, si opozita ashte edhe pozita janë bashkëfajtorë për gjëndjen se ku ka rënë Kosova në këtë krizë parlamentare.Shumëkush fajin ia vë tërësisht opozitës për faktin e dështimit të saj në kohën kur ishte në pushtet.

Mirëpo opozita në demokraci gjithcka e shfrytëzon dhe e përdor politiksht për interesat e saj politike ,dhe kjo është normale. Opozita nuk bën cfarë dëshiron të imponojë pozita, dhe në demokrci i takon shumicës, fituesit që tolerojë ,të lëshojë pe dhe të kërkojë konsensus në cështje të ndjeshme dhe me rëndësi madhore sic është rasti edhe për zgjedhjen e Kryeparlamentarit.

Do kishte qenë mirë dhe modeste që Kurti të kishte nxjerrë disa kandidatura nga LVV për kryeparlamentar, dhe të kishte zgjedhur dhe ndonjë kandidaturë nga radhët e saj që do ishte e pranueshme edhe për opozitën , dhe jo të këmbëngulë me kokëfortësi dhe arrogancë për vetëm njërën të cilën opozita e kundërshton.

Nuk ka pse të kërkohet votim i fshehtë  vetëm për Albulena Haxhiun, por nëse kërkohet votim i fshehtë atëhere të votohen dhe të konkurojnë dy ose më shumë deputetë, kjo është e drejtë dhe mëse demokratike nëse Kurti njeh parimet e demokracisë, dhe jo votim i fshehtë vetëm me një kandidat sic bëheshin në diktarturë.Nëse opozita ka kusuret e veta të mosmirëqeverisjen , nuk ka pse edhe ky rast krize t’i faturohet asaj.