Ballina Sport Juve në kërkim të një bomberi, del në horizont sulmuesi i PSG,...

Juve në kërkim të një bomberi, del në horizont sulmuesi i PSG, Gonçalo Ramos

23
0

Juventus është duke menduar ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Pas emërimit të Damien Comolli në krye të klubit bardhezi si drejtor  përgjithshëm, torinezët tashmë do duhet fillimisht të konfirmojnë ose jo Igor Tudor në krye të stolit të “Zonjës së Vjetër” e më pas të nisin merkaton për konfirgurimin e skuadrës për sezonin 2025-2026.

Me Dusan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik në dyshim për të qendruar dhe me mundësinë që Kolo Muani të kthehet sërish në Paris tek PSG, është i nevojshëm një sulmues që shënon mbi 20 gola në sezon për të udhëhequr sulmin bardhezi në sezonin e ri.

Ndër emrat e vlerësuar, sipas asaj që shkruan këtë mëngjes “La Gazzetta dello Sport”, spikat ai i Gonçalo Ramos, sulmues i PSG-së dhe fitues i freskët i Champions League. Në Paris ka pasur pak hapësirë, por pavarësisht përdorimit të kufizuar, ka shënuar gjithsej 18 gola. Profili i tij bind për disa arsye: është i ri (i lindur në vitin 2001), ka një rrogë të ulët dhe kostoja e tij mund të jetë më e ulët se 70 milionët që kërkohen për Gyokeres.

PSG, që e ka blerë përfundimisht për 65 milionë nga Benfica, mund të kënaqet me një shumë rreth 50 milionë euro. Ramos është një sulmues i kompletuar: ka ndjesi të mirë për golin, është i rrezikshëm me kokë dhe merr pjesë aktivisht në lojën ndërtuese. I rritur edhe si mesfushor ofensiv, ai ka cilësi teknike që e bëjnë të dobishëm në situata të ndryshme loje. Ai është gjithashtu pjesë e agjencisë së Jorge Mendes, tashmë afër Juventusit për emra të tjerë si Conceição.

Klubi bardhezi po vlerëson edhe alternativa të tjera: Gyokeres mbetet ëndrra, por është vështirë të arrihet. Retegui dhe Lookman janë opsione italiane, ndërsa Lucca mund të përfaqësojë një alternativë më të përballueshme si dhe një inevstim të mire për të ardhmen. Osimhen dhe Hojlund duken jashtë mundësive që parashikon buxheti I “Zonjës së Vjetër” për momentin.